Laçi merr fitore në miqësoren e dhjetë, teksa ka mposhtur skuadrën e Dinamos me rezultatin 0-4.

Ndeshja u luajt në Pezë Helmës dhe bardhezinjtë ia arritën të shënojnë dy gola që në fraksionin e parë të lojës.

Ansi Nika, mesfushori shkodran që po kalon një formë shumë të mirë arriti të shënojë, ndërkohë që edhe Rexhinaldo debutoi me gol.

Në pjesën e dytë ishte Gjoni, që me kokë mposhti portierin dinamovit. Në listën e golashënuesve e shtoi emrin e tij edhe Bushi, me një gol mjaft të bukur.

Share: