Laçi mori pikën e parë ditën e djeshme, teksa barazoi pa gola me Teutën në shtëpi. Bardhezinjtë e konsiderojnë një hap negativ. Vetë trajneri Mezani pas ndeshjes deklaroi se kurbinasit kishin lënë dy pikë, pasi në shtëpi u duhet të marrin pikët maksimale.

Gjithsesi nuk ka kohë për të qarë ndeshjen me durrsakët, pasi tjetra është edhe më e vështirë. Laçianët do të luajnë në transfertë ndaj Partizanit, ekip që e kanë mundur në dy takimet e para.

Për këtë takim trajneri Mezani do të ketë të gatshëm edhe mbrojtësin Taulant Sefgjini, që kundër Teutës nuk luajti për shkak pezullimi me kartonë. Një tjetër lojtarë që pati probleme ishte edhe mesfushori Sherif Kallaku, që u dëmtua me Kamzën.

Share: