Laçi ka nisur të mendojë për ndeshjen e radhës, pasi humbja në Korçë konsiderohet një çështje e mbyllur, edhe pse ka njëfarë keqardhjeje që nuk e morën një pikë, pasi mundësi u erdhi dhe e shpërdoruan.

Nika nuk realizoi nga pika e bardhë dhe tashmë sytë janë nga ndeshja e radhës me Flamurtarin, që nuk do të luhet në stadiumin e Laçit, pasi që pas ndeshjes me Vllazninë është mbjellë bari dhe fusha do jetë gati për ndeshjen e radhës me Kamzën.

Ndeshja me vlonjatët do të luhet në stadiumin “Kastrioti” të Krujës dhe drejtuesit kanë bërë thirrje për tifozët, që të jenë në mbështetje të ekipit në sfidën e ditës së hënë.

Kjo përballje është shumë e rëndësishme për Laçin, që do të parakalojnë Flamurtarin në renditje në rast se do të merrnin tre pikët.

Share: