Laçi e ka mbyllur merkaton, pasi trajneri Nica tashmë e ka të plotë grupin dhe pjesa më e madhe e kërkesave i është plotësuar nga drejtuesit e klubit.

Dilema më e madhe ka të bëjë me gjendjen e afrimeve të fundit, Rexhinaldos, Ademir dhe Eskerdës, që në ndeshjen me Tiranën u panë të kryejnë vrapime rreth fushës.

Një tjetër problem është zgjidhur, pasi për portën është rikthyer nga Teuta portieri Elton Vata shkruan “Sport Ekspres”. Së bashku me Selmanin do të formojnë dyshen që do të mbrojë katërkëndëshin e bardhezinjve.

19-vjeçari nga Kukësi erdhi verën e shkuar te Laçi i huazuar nga Teuta dhe luajti në tre takime. Edhe këtë sezon ai do të jetë pjesë e kurbinasve.

Share: