Laçi pret Partizanin në shtëpi të enjten dhe kurbinasit kërkojnë që stadiumi të jetë i mbushur në këtë ndeshje të rëndësishme. Bardhezinjtë e kanë fituar ndeshjen e parë në kryeqytet me gola të Kallakut dhe Eskerdës dhe duan ta përsërisin suksesin dhe për këtë i bëjnë një ftesë të hapur tifozëve.

“Të enjten luajmë një ndeshje të rëndësishme. Partizani do të jetë mysafir në stadium tonë dhe objektivi ynë është fitorja. Për këtë ndihma e gjithsecilit tifoz është e rëndësishme, ndaj u ftojmë të gjithë të vini e ta mbështesni ekipin në këtë takim. Skuadra ka nevojë për brohoritjet tuaja dhe për ‘Para Laçi’. Mos mungoni, të gjithë në stadium për të synuar fitoren!”, shkruhet në faqen e Laçit në “Facebook”.

 

Share: