Kukësi dhe Laçi janë 2 gjysëmfinalistët e parë të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët kanë arritur një fitore minimale, por të mjaftueshme për të kaluar më tej, ndërsa kurbinasit kanë fituar dhe sfidën e dytë në Gjirokastër, duke mos e rrezikuar për asnjë moment kualifikimin.

Në Kukës, sfida nis me gol. Krosim nga kornja dhe Sidrit Guri kërcen bukur me kokë duke shënuar në 4′. Tirana e detyruar të shënoje, nis e sheh nga sulmi, por djemtë e Pakult menaxhojnë rezultatin. Në kryeqytet, e para është mbyllur 1-1 dhe Tiranës i duhet goli. Në 89′ bardheblutë janë të pafat, teksa Ngo kërcen bukur me kokë, por nuk gjen rrjetën. Topi përplaset në shtyllë. Trishtim te bardheblutë, pasi ndeshja mund të shkonte në shtesë dhe festë te Kukësi që kalon në gjysëmfinale.

Në ndeshjen tjetër, kualifikimi pothuajse ishte mbyllur. Laçi kishte fituar në shtëpi, 3-0 dhe ja del të fitojë dhe sfidën e dytë. Lika kishte hedhur formacionin e dytë dhe mbas një pjesë të parë pa gola, Rexhinaldo kalon bardhezinjtë në avantazh në 50′. Lushkja kroson në zonë dhe mozambikasi i Laçit shënoi bukur me kokë. Në 61′ Laçi mbetet me një lojtar më pak, mbas largimit të Kallakut me të kuqe, por rezultati nuk ndryshon deri në fund.

Kukësi dhe Laçi janë gjysëmfinalistët e parë dhe presin dyshen tjetër, që do të përcaktohet nga sfidat, Partizani-Flamurtari dhe Skënderbeu-Teuta.

 

KUPA E SHQIPËRISË, ÇEREKFINALET E KTHIMIT

KUKËSI-TIRANA 1-0

Shënues: Guri 4’

LUFTËTARI-LAÇI 0-1

Shënues: Rexhinaldo 50′

 

Share: