Laçi luan të enjten me Skënderbeun në Korçë dhe deri më tani i vetmi lojtar që shqetëson trajnerin Gentian Mezani është mbrojtësi Abdurrahman Fangaj.

Shkodrani ka qenë titullar në katër ndeshjet e para, ndërkohë që duke parë situatën, me bardhekuqtë do e nisë nga minuta e parë Harallamb Qaqi, i cili e ka kaluar dëmtimin dhe ndaj Vllaznisë luajti për disa minuta.

Bardhezinjtë në Korçë kanë kundër traditën, pasi fitorja e fundit me është regjistruar shumë kohë më parë, konkretisht më 10 maj të vitit 2014, ndërkohë që edhe në Laç bardhezinjtë triumfin e fundit e kanë në prill të vitit 2015, duke treguar dominimin e korçarëve ndaj bardhezinjve.

Share: