Lushnja luan sot në Kupë ndaj Apolonisë, ndërkohë që ndeshja e radhës është më e rëndësishme, pasi luhet ndaj Partizanit për llogari të kampionatit.

Një transfertë e vështirë për verdhejeshilët që do i sfidojnë të kuqtë në stadiumin “Selman Stërmasi”.  Nisja nuk ka qenë e mirë për Lushnjen, që në tre ndeshja ka marrë vetëm një pikë, aq sa Partizani.

Këtë e pranon edhe mbrojtësi Kristi Marku, që në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar ishte nën urdhrat e Starovës në kryeqytet. Këtë verë kaloi te Lushnja dhe tashmë do pikë ndaj ish-skuadrës së tij.

Marku ka besim dhe e gjen motivimin te sfida e javës së parë kur ishte skuadra e Laçit që e mundi Partizanin: “Laçi ia doli, pse të mos ia dalim edhe ne?!”, ka thënë mes të tjerash Marku në “Sport Ekspres”.

Share: