Laçi ia del të marrë një fitore në kampionat këtë fundjavë, teksa ka fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Luftëtarit të vendit të katërt. Ndeshja ka qenë mjaft e tensionuar nga të dy ekipet, ku nuk kanë muguar as penalltitë e kartonat e kuq.

Në minutën e 16’ Albano Aleksi do të kalonte në avantazh Luftëtarin pasi ktheu në gol një 11 metërsh të fituar nga Abazaj. Kjo gjë ishte një goditje për Laçin, e cila kërkonte vetëm fitoren në këtë përballje për të dalë nga vendet e fundit të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica do të reagonte mjaft mirë teksa do të barazonte shifrat në minutën e 35 me anë të mbrojtësit Qaqi, që riktheu barazpeshën, duke bërë që pjesa ë parë të mbyllej me shifrat 1-1.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ndodhë të gjitha në fundin e takimit. Në minutën e 86’ kapiteni Vucaj lë Laçin me 10 lojtarë duke i ndërlikuar akoma më shumë gjërat, por surpriza do të vinte në frymën e fundit.

Sulmuesi brazilian Serzhinjo do të ishte heroi i kurbinasve ditën e sotme, teksa me golin e tij në minutën e 93’ do t’i jeptë fitoren Laçit që ende shpreson te mbijetesa pas këtij rezultati. Bardhezinjtë mbeten ende në vendin e 9-të me 31 pikë, vetëm 1 pikë larg Tiranës e Flamurtarit.

Laçi – Luftëtari 2-1

Golat: Qaqi 35′, Serzhinjo 90’+3 / Aleksi 16′ pen.

Laçi: Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Nika (Shala 69′), Lushkja (Musaj 88′), Jonuzi, Serxhio, Vucaj, Mensah (Fangaj 90’+6)

Trajner: Stavri Nica

Luftëtari: Miraka, Liçaj, Bojom, Beqiri, Zguro (Pedro Bengui 46′), Rapo (Topi 81′), Brahimaj, Aleksi, Rroca, Abazaj (Zogaj 71′), Rexhinaldo

Trajner: Mladen Milinkoviç

Kartonë të verdhë: Shala 76′ / Zguro 18′, Abazaj 30′, Brahimaj 70′, Zogaj 90’+4

Karton i kuq: Vucaj 86′

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Gerant Qirici, Blerim Ziri


Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Teuta mori një fitore të lehtë por mjaft të rëndësishme për objektivat e saj. Skuadra durrsake mposhti 0-4 Korabin në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena” duke e dominuar totalisht atë. Djemtë e drejtuar nga Gugash Magani nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren, teksa këtë gjë ia lehtësoi edhe fakti se Korabi është i rënë nga Superiorja tashmë.

Nga dy gola për çdo pjesë shënoi Teuta, ku në fraksionin e parë të lojës ishin Papa dhe Magani ata që i dhanë avantazhin e dyfishtë me golat në minutat 19’ dhe 40. Ndërkohë, në pjesën e dytë golat e Çyrbjes dhe Prognit vulosën ndeshjen me shifrat 0-4 duke bërë që Teuta të hedhi një hap të sigurtë drejt mbijetesës pasi tani shkon në vendin e 6-të me 36 pikë,por vetëm 4 pikë edhe larg vendit të katërt.

Korabi – Teuta 0-4

Golat: Papa 19′, Magani 40′, Progni 49′, Çyrbja 64′

Korabi: En. Prençi, Shabani, Kaja, El. Prençi, Arifaj (Kalemi 46′), Zefi, Gavazaj (Marinaj 52′), E. Kaloshi, Mziu, Kraja, Hoxhaj(Murrja 70′)

Trajner: Ermal Nexhipi

Teuta: Kastrati, Beqja, Shkalla, Markoviç, Kotobelli (Borshi 52′), Çyrbja, Progni (Sykaj 62′), Dita, Hila (Musta 56′), Papa, Magani

Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Skerdi Greca

Share: