Barazimi i marrë ndaj Partizanit ka rikthyer edhe njëherë shpresat për mbijetesë te Laçi. Skuadra kurbinase tashmë është ende e rrezikuar për të rënë nga kategoria, teksa renditet në vendin e parafundit me 33 pikë.

Laçi do të presë të hënën në fushën e vet Vllazninë, një ndeshje e cila duhet fituar me patjetët nga ana e tyre për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë, që ketë sezon vlen sa një trofe i madh për shumë skuadra.

Gjithashtu, kurbinasit kanë nevojë edhe për mbështetjen e madhe për të arritur rezultatet e kërkuara. Presidenca e Laçit ka marrë vendim që të hapë dyert e stadiumit për këtë ndeshje në mënyrë që ata të jenë sa më të shumë në numër në ktë sfidë.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebok”, Laçi i bën këtë thirrje tifozëve:

Të hënën luajmë me Vllazninë, një ndeshje kjo mjaft e rëndësishme për ne. Ekipi ka nevojë për mbështetje, ndaj ju ftojmë të gjithëve të jeni krah ekipit. Ftoni miq e të afërm dhe ejani në stadium në finalen e radhës. Ekipi ka nevojë për tifozët dhe ju duam pranë, ndaj ju presim të gjithëve në stadium të hënën prej orës 16:00. Hyrja në stadium do të jetë sërish falas. Para Laçi!

Share: