Laçi do tentojë të rikthehet të fitorja nesër dhe këtë duhet ta bëjë në një transfertë të vështirë me Lushnjen. Gjatë verës këto dy ekipe janë përballur në një miqësore, që përfundoi në barazim 0-0, por të dyja skuadrat kanë ndryshuar shumë që atëherë, sidomos kurbinasit.

Në këtë takim trajneri Mezani nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Ademir Souza, që nuk është stërvitur me grupin gjatë kësaj jave për shkak të një dëmtimi të pësuar ndaj Flamurtarit.

Braziliani pret përgjigjen e rezonancës nga Kroacia sikurse shkruan “Sport Ekspres”, ndërkohë që dje i diferencuar është rikthyer të punojë mesfushori Kejvi Bardhi. Edhe 21-vjeçari me gjasa do duhet të pushojë për këtë ndeshje.

Kurbinasit do të udhëtojnë që sot drejt Lushnjes, ku në “Roza Haxhiu” nesër do të përballen me vendasit prej orës 14:00. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në “Supersport”.

Share: