Laçi e Vllaznia përballen sot mes tyre në fushën e kurbinasve, në një ndeshje ku të dyja ekipet kanë nga një lojtar të pezulluar me kartonë, konkretisht Taulant Sefgjini mungon për bardhezinjtë, ndërsa për shkodranët Elis Bakaj.

Ndërkohë që ka edhe lojtarë të dëmtuar, me Regi Lushkjen që nuk është vënë ende nën urdhrat e trajnerit Nica, ndërkohë te Vllaznia me probleme është Kalaja, i cili e ka humbur sfidën me Laçin.

Bardulla është grumbulluar me ekipin, por nuk do jetë titullar, ndërsa te Laçi janë rikthyer Vucaj e Shala, duke plotësuar boshllëqet e lëna nga lojtarët që mungojnë në këtë sfidë të rëndësishme.

Share: