Laçi i dha dje dorën e fundit përgatitjeve dhe sot prej orës 13:00 do të përballet me Sopotin për llogari të Kupës së Shqipërisë. Kualifikimi është detyrim për bardhezinjtë, që synojnë edhe ta fitojnë këtë trofe.

Ditën e djeshme ka pasur risi në stërvitje, teksa me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi Idris Ilunga Mbombo, 21-vjeçari i ardhur në huazim nga arabët e Al Shabab.

Menjëherë atij i është dhënë jeleku i titullarit dhe pritet që të luajë sot nga minuta e parë ndaj Sopotit. Trajneri Nica në këtë përballje do t’u japë mundësinë të luajnë disa prej lojtarëve që nuk luajtën në kampionat ndaj Partizanit.

Share: