Laçi ka një transfertë shumë të vështirë në Korçë nesër, por bardhezinjtë nuk kanë asnjë arsye për të shkuar të dorëzuar, madje do të luajnë pa asnjë presion ndaj Skënderbeut, që dihet se është favorit.

Trajneri Mezani e ka ekipin të plotë për këtë takim, teksa Rexhinaldo siç dihet gjatë gjithë javës së shkuar ka punuar me grupin normalisht.

I vetmi lojtar që shfaqi shqetësime ishte mbrojtësi Abdurrahman Fangaj, i cili u la pushim për disa ditë nga stafi mjekësor. Gjithsesi edhe ai e ka kaluar problemin dhe ka punuar me grupin normalisht dhe është i gatshëm për ndeshjen me Skënderbeun.

Share: