Luis Kurbelo, një nga trajnerët e Luftëtarit, pas ndeshjes me Flamurtarin u shpreh se skuadra e tij mund të arrinte të merrte edhe fitoren.

Në emisionin “Gol pas Goli” ai theksoi se shumë shpejt do të shohin një Luftëtar edhe më të bukur në fushën e lojës, pasi për momentin kanë pasur si problem faktin që kanë nisur përgatitjet me vonesë.

“Jo vetëm e prisnim këtë nisje të mirë, por presim edhe më tepër, Kishim ardhur këtë për tre pikur. Ajo që më bën të ndihem mirë është fakti që po luajmë mirë dhe po marrim edhe rezultate. Sot luajtëm ndaj Flamurtarit që ka bërë mirë në dy javët e fundit., Nga mënyra se si luajtëm kemi kërkuar tre pikët dhe me pak fat mund t’i merrnim. Mos të harrojmë se kemi luajtur 4 ndeshje jashtë deri më tani”.

“Po pësohet pak, sulmi më i dobët se mbrojtja? Në katër ndeshjet e para vjet Luftëtari kish pësuar 11 gola. Më vjen mirë që nuk pësojmë prej tre ndeshjesh. Megjithatë jemi duke punuar edhe për të goditur portën kundërshtarë. Sot kishim 4-5 raste dhe nuk i finalizuam. Këtë pjesë do e rregullojmë. Do i marrim ndeshje një nga një”.

“Ndryshimi mes ndeshjeve brenda e jashtë? Nuk kemi asnjë problem. Problemi është fakti që i kemi nisur përgatitjet me vonesë. Kemi vetëm 6 ndeshje. Na duhen ndeshje për t’u përmirësuar dhe ndaj Kamzës do të shihni një Luftëtar të bukur edhe në shtëpi”.

“Sulmi? Shkurtaj temë e mbyllur, pasi nuk mund të luajë. Mundohem të gjej zgjidhje me Lamçen dhe Nunjez. Shpresojmë që në dhjetor të na ndihmojë”.

Share: