Kamza udhëton sot drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin vendas, ndërkohë që trajneri Ramadan Ndreu nuk do të ketë tre lojtarë në dispozicion për këtë takim.

Kapiteni Sebino Plaku u dëmtua me Teutën dhe mungon, ashtu sikurse mesfushorët Xhuljo Mehmeti dhe Argjend Mustafa. Të dy kanë nisur përgatitjet të diferencuar, por ende nuk janë gati.

Gjithsesi ka edhe lajme të mirë, pasi Taulant Kuqi është i gatshëm dhe do të luajë përkrah Fushtar në qendër të prapavijës, duke i dhënë mundësinë trajnerit Ndreu t’i hedhë në fushë katër lojtarë e tjerë të huaj, përveç braziliani Lelis.

Raçiç, Fukui e Arrabal janë lojtarë të rëndësishëm dhe njëri prej tyre do duhej të qëndronte në stol nëse do të mungonte vlonjati Kuqi.

Share: