Kamza u ngjit e dyta javën e shkuar, kjo pasi fituan në transfertën me Teutën dhe Flamurtarin me Kukësin u ndalën. Gjithsesi synimi i skuadrës së Ramadan Ndreut është kapja e 40 pikëve, që do t’u siguronin qëndrimin në elitë dhe pastaj do shihet për më lart.

Ndeshja e radhës për Kamzën është ajo me Luftëtarin të dielën dhe po merr vlerësim maksimal, pasi kundërshtari ka nevojë jetike për pikë dhe do të mjaftohej edhe me një barazim.

Trajneri Ndreu e di më së miri se këto lloj kundërshtarësh janë më të vështirët, ndërkohë që Luftëtari në ofensivë ka mjaft lojtarë cilësorë.7

Një problem për Kamzën është fakti që do të mungojë mbrojtësi Taulant Kuqi, i cili u dëmtua në ndeshjen me Teutën. Kjo prish planet e stafit teknik, pasi edhe Fushtar është në luftë me kohën për t’u rikuperuar.

Share: