Skuadra kombëtare U-20, e cila drejtohet nga Alban Bushi, do të zhvillojë dy miqësore, të dyja përballë U-20 të Azerbaixhanit. Ndeshjet do të zhvillohen në Antalia me datë 21 dhe 26 janar.

Tekniku Bushi ka shpallur listën e grumbullimeve. Lojtarët janë të gjithë të ditëlindjes 1997, 1998 dhe 1999. Lista përmban futbollistë që luajnë në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Gjatë qëndrimit në Antalia Bushi do t’i vëzhgojë me kujdes këta futbollistë, të cilët do të jenë në fokusin e tij edhe për Shqipërinë U21.

Share: