Edhe Shqipëria U19 do t’i luajë kualifikueset në Shqipëri deh do i përfundojë një javë para se U17 të zbresë në fushën e blertë. Kuqezinjtë e Erjonit Bogdanit janë njohur edhe me kundërshtarët me të cilët do të përballen në grup.

10, 13 dhe 16 tetor 2018 do të jenë datat kur do të luhen takimet e grupit 8 dhe dy vendet e para kalojnë në turin pasardhës të kualifikueseve, por ka mundësi për të bërë më tej edhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta në 13 grupe.

Shorti u ka rezervuar të rinjve kuqezi Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë sërish (na mundi në tetor 1-7 në “Selman Stërmasi”). Tekniku i Kombëtares ka nisur të vëzhgojë lojtarë të rinj, ndërkohë që do ketë mundësinë e zhvillimit të ndonjë ndeshjeje miqësore dhe të ndonjë turneu.

Share: