Sot luhen ndeshjet e kthimit për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë dhe tre prej tyre janë ende të hapura për çështjen e kualifikimit, ndërsa në të tjerat zor të ketë surpriza.

Vllaznia do tentojë përmbysjen ndaj Tiranës, që ndeshjen e parë e ka fituar 2-0, ndërkohë që të njëjtën gjë tenton edhe Luftëtari me Bylisin (2-1 për ballshiotët ka përfunduar ndeshja e parë). Teuta-Kamza është e hapur, pasi në ndeshjen e parë u ndanë në barazim1-1.

Ndërkohë janë përzgjedhur edhe arbitrat që do të gjykojnë këto takime dhe më poshtë janë listuar emrat e tyre.

Kupa e Shqipërisë – Turi II

Vllaznia-Tirana (0-2)
Gjyqtarë:
Enea Jorgji, Emigers Gancci, Astrit Mahmuti, Eldorian Hamiti

Partizani-Pogradeci (1-0)
Gjyqtarë:
Fation Xhemalaj, Rudin Preça, Paulin Simoni, Remzi Sadiku

Kukësi-Erzeni (4-1)
Gjyqtarë:
Orlando Kuka, Redian Dobruna, Rejdi Zaimi, Roxhers Muska

Skënderbeu-Besëlidhja (1-0)
Gjyqtarë:
Kreshnik Cjapi, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino

Flamurtari-Turbina (6-1)
Gjyqtarë:
Eraldo Demiraj, Gentian Kamolli, Adhurant Mema, Granit Sulko

Laçi-Lushnja (3-1)
Gjyqtarë:
Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Bekris Dragusha

Luftëtari-Bylis (1-2)
Gjyqtarë:
Olsi Sokoli, Dojando Myftari, Redvan Shaba, Olsid Ferataj

Teuta-Kamza (1-1)
Gjyqtarë:
Ardian Beqiri, Ermal Barushi, Denis Rexha, Klajdi Kola

Share: