Nëse nuk luhej, nuk mërzitej ndokush. Kamza e Iliria u ndeshën sot në kupë, në një sfdë pa asnjë rëndësi, pasi Kamza kishte fituar 2-0 në vajtje dhe diferencat ishin shumë të mëdha. Edhe njëherë, turi i parë i kupës konfirmohet si i pavlerë, për sa kohë ekipet e Superiores ndeshen me ekipe të kategorive të ulëta.

Sot kundër Ilirisë Kamza luajti thjesht një miqësore, ku dy trajnerët provuan shumë lojtarë stoli, me të tjerët që vazhdonin stërvitjen.

Ndeshja ishte e një cilësie të ulët dhe me ritëm breshke: përfundoi 5-1 për Kamzën, që nuk u lodh fare për të shënuar, ndërsa pas minutës së 52-të, kur Rezi shënoi golin e dytë personal, gjithçka mori fund dhe për 40 minuta nuk pati gola.

Kupa e Shqipërisë

Turi i parë/Kthim

KAMZA 5-1 ILIRIA (vajtje 2-0)

Shënues: Mehmeti 27′, Frashëri 37′, Mumajesi 41′,  Rezi 45′, 52′ / Ikonomi 42′

 

Share: