Kampionët luajnë këtë javë me Lushnjen, që do të kërkojë të marrë pikë ndaj skuadrës së drejtuar nga Mlladen Milinkoviç. Trajneri serb edhe për këtë takim nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Ylli Shameti, i dëmtuar në ndeshjen me Laçin.

Gjirokastriti mungoi në sfidën me Skënderbeun, ndërkohë që edhe në këtë transfertë nuk është, por po kryen terapi intensive që të jetë sa më shpejt i gatshëm.

Ndërkohë edhe një tjetër lojtar ka shfaqur probleme dhe ai është mesfushori Hair Zeqiri. Vlonjati ka probleme me rrëzat, që vijnë kryesisht nga fushat e forta ku ekipi kuksian stërvitet dhe luan ndeshjet.

Me shumë mundësi edhe “Zeko” nuk do të jetë me ekipin në ndeshjen me Lushnjen, sikurse shkruan gazeta “Sport Ekspres”. Një opsion më pak për Milinkoviç, që në stol ka pak alternativa.

Share: