Janë luajtur tre nga pesë ndeshjet për javën e 34-ët të Kategorisë Superiore, aty ku ka patur shumë pak surpriza. Kukësi kryesues vijon marshimin drejt titullit kampion, teksa ditën e sotme ka arritur të marrë një tjetër fitore tepër të rëndësishme. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka mposhti jo pa shumë vështirësi Korabin me rezultatin e ngushtë 1-3.

Ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena” filloi menjëherë me një surprizë, teksa Kaloshi kaloi Korabin në avantazh qysh në minutën e 7’, por Kukësi nuk u dorëzua. E udhëhequr nga Pero Pejiç, që shënoi një tripletë në këtë përballje, skuadra verilindore mori tre pikët e radhës në kampionat duke vijuar kryesimin e tij.

Sulmuesi kroat realizoi golat e tij në minutat 33’ 65’ dhe 84’ dhe tani Kukësi është vetëm dy ndeshje lart titullit të parë kampion dhe historik.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Luftëtari nuk arriti të marrë një fitore në përballjen e sotme ku barazoi me  Teutën në shtëpi. Fati i ndeshjes u vendos nga dy gol i vonë i shënuar nga Ramadani dhe Bangal që mjaftoi për skudrat të ndajnë nga një pikë.

Mesfushori bluzi ktheu në gol një 11 metërsh në minutën e 82’, ndërsa Bangal në minutat shtesë barazoi pas një devijimi të saktë me kokë brënda zonës. Pas këtij barazimi kipi i Luftëtarin mban vendin e katërt në kuotën e 41 pikëve, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të pestë. Ndërkohë, Teuta mbetet në mesin e renditjes me 37 pikë.

Share: