Nuk ka surpriza në “Zeqir Ymeri”, aty ku Kukësi arrin të fitojë ndaj Flamurtarit duke vijuar kryesimin në Kategorinë Superiore. Nuk ka qenë aspak e lehtë për ekipin e Ernest Gjokës të arrijë te fitorja, teksa ka qenë një ndeshje e fortë dhe e luftuar që në fund u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit.

Ishte Pero Pejiç heroi i Kukësit në këtë përballje, teksa me golin e tij i dha tre pikë të arta skuadrës verilindore që vijon të kryesojë me meritë renditjen edhe pas javës së 33-të me 69 pikë. Sulmuesi kroat realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 33’ të pjesës së parë, gol që në fund do të kishte vlerën e fitores.

Flamurtari kishte ardhur me misionin e vështirë për të marrë pikë në një fushë që për ta është “tabu”, por nuk ia arritën dot që ta bëjnë një gjë të tillë. Skuadra vlonjate ndal kështu serinë e rezultateve pozitive në kampionat dhe tashmë i duhet të bejë llogaritë nga e para pasi është arritur në renditjen nga Tirana me 35 pikë.

Nga ana tjetër, bardheblutë më në fund gjetë fitorene parë për vitin 2017 në kampionat teksa ditën e sotme mposhti me shifrat 2-0 Korabin e vendit të fundit. Skuadra e drejtuar nga Josa arriti të marrë një fitore të artë ndaj një rivali të dorëzuar dhe tani mund të marrë disi frymë lirisht.

Golat e Takut dhe Ede në pjesën e dytë bënë të mundur që Tirana të marrë tre pikë që e largojnë disi nga vendet e fundit të renditjes, por sërish mbetet e rrezikuar. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, u duk se do të përsëriteshin ndeshjet e fazës së dytë dhe të tretë që u mbyllën në barazim, por jo.

Lojtarët bardheblu e kuptuan që fitorja ishte rruga e vetme dhe arritën të shënojnë dy herë për të marrë tre pikë dhe tani mbeten sërish në vendin e 8-të, por me 35 pikë të grumbulluara.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Vllaznisë dhe Luftëtarit është mbyllur me shifrat e barabarta 2-2. Skuadrat rivale që luftojnë për vendin e katërt barazuan për të ndarë nga një pikë mes tyre, e cila padyshim i shkon më përshtat ekipit gjirokastrit.

Elis Bakaj në minutën e 33’ kaloi në avantazh kuqeblutë e Cungut, teka ktheu në gol një 11 metërsh. U duk se do të ishte ndeshja e kthesës për Vllazninë, por Luftëtari reagoi shkëlqyeshëm. Në minutën e 43’ Bojom barazoi shifrat duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-1.

Por, skuadra e Milinkoviç nuk u mjaftuar me kaq, pasi në minutën e 50 do të vinte përmbysja. Është Rexhinaldo që do të shënonte golin e dytë për Luftëtarin duke përmbysur gjithçka.

Kurt ë gjithë po prisnin fitoren e miqve, Shtubina në minutën e 92’ të ndeshjes I shtangu te gjithë pasi shënoi një gol që befasoi miqtë duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja.

Share: