Atmosfera te Kukësi është e shkëlqyer. Fitoret kundër Kajserisporit dhe Bursasporit kanë ngritur humorin e djemve të Pakult.

Të shtunën Kukësi luan një miqësore përballë gjigandëve turq, të Fenerbahçes.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi bën të ditur ndryshimin e stadiumit të ndeshjes.

Do luhej në kompleksin “Mardar Sport”, ndërsa sfida do luhet në “Gloria Sports Arena”. Dy fitoret e verilindorëve kanë tërhequr interesin e mediave vëndase dhe menaxherëve të ndryshëm.

 

Share: