Kukësi vijon përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Sherifin e Tiraspolit, teksa verilindorëve u duhet një fitore me dy gola që të kalojnë më tej.

Veç kësaj, klubi po mendon edhe për merkaton dhe sipas “Panorama Sport” do të vijnë dy nigerianë në provë.

Samuel Gilmore është njëri prej tyre dhe luan si sulmues. Ai vjen nga Izraeli, ku sezonin e fundit është aktivizuar me Hapoel Akra dhe Hapoel Petah Tikva.

gilmore-soccerway

Lojtari tjetër quhet Idakuo Eçe dhe luan si mesfushor qendror. Ai luan në Nigeri me Lobi Stars dhe tanimë kërkon të transferohet në Europë për të bërë një hap përpara në karrierë.

Share: