Në Kukës e kanë nisur mirë. Fitorja kundër Kajserisporit i ka kënaqur të gjithë, sidomos teknikun Pakult.

Dhe klubi ka menduar ti dhurojë teknikut austriak jo një, por dy përforcime të reja.

Siç citon e përditshmja “Sport Ekspres”, klubi ka arritur marrëveshjen me mesfushorin gjeorgjian, Irakli Dzaria. 29 vjeçari është një goditje e Nexhipit i cili është konsultuar me Giorgi Pophadze, ish shokun e tij tek Flamurtari. Komentet e Pophadze kanë qënë tepër të mira për Dzarian dhe kuksianët kanë shpejtuar duke mbyllur gjithçka. Dzaria është aktivizuar dhe me kombëtaren gjeorgjiane. Mesfushori është bashkuar sot me ekipin në Antalia.

 

dzaria

 

Goditja e dytë e Kukësit mban emrin e Filip Zhderiç. Kroati i lindur në Gjermani, është një njohje e teknikut Pakult. Së fundmi, mbrojtësi 26-vjeçar është aktivizuar me Gaz Metan dhe ka një eksperiencë të madhe nëpër Europe.

 

 

zderic

 

Share: