Kukësi – Skënderbeu nuk do gjykoheg nga arbitra të huaj. Edhe pse drejtuesit e klubit korçar kishin shprehur dëshirën e tyre madhore që kjo përballje që do të vendosë fatin e një sezoni gjykohej nga arbitra të huaj si ajo Partizani – Kukësi.

Megjithatë, kjo kërkesë duket se nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e FSHF, që sipas asaj që raporton SuperSport nuk e kanë aprovuar këtë gjë.

Ndeshja vendimtare që do të vendosë titullin kampion në Superiore do të gjykohet nga një arbitër shqiptar, duke shuar përfundimisht shanset që të jenë një i huaj për supersfidën e “Zeqir Ymerit”

Share: