Në Tiranë ditën e djeshme mbërriti blerja  e re e Kukësit Rauf Alijev për të të cilin thuhet së është mbyllur gjithçka, por sulmuesi akoma nuk ka firmosur.

Në mesditën e sotme pritej të hidhej edhe firma, por është shtyrë pa asnjë arsye dhe nuk dihet se kur do të ndodhë.
Versioni zyrtar i kampionëve është se Alijev nuk ka pranuar ta firmosë kontratën pasi nuk ka përkthyes dhe nuk mundet që ta studiojë atë, por kjo gjë është pak e habitshme sepse azerbaxhanasi ka ardhur në Shqipëri i vetëm.

Share: