Kukësi luan për herë të parë në kualifikueset e Champions League dhe që nga fillimi pritej që të përballej me kundërshtarë mjaft të fortë, pasi ndodhej në vazon e jo favoritëve.

Goglat i kanë rezervuar skuadrës së Ernest Gjokës një kundërshtar si Sherifi i Tiraspolit, kampione e Moldavisë, klub i formuar para 20 viteve.

Në dy dekadat e fundit ata kanë bërë ligjin në Moldavi, duke fituar 15 herë titullin kampion, 9 herë Kupën dhe 7 herë Superkupën.

shorti-i-plote

Share: