Filip Zhderiç është lojtari më i ri i ekipit kuksian. Mbrojtësi i djathtë, pasi kishte arritur akordin, firmosi ditën e djeshme me verilindorët.

Sot është bërë prezantimi i tij. Drejtori sportiv, Nderim Nexhpi dhe menaxheri i klubit, Naim Halili kanë prezantuar 26-vjeçarin Zhderiç.

Kroati është një njohje e teknikut Pakult dhe është trajneri që ka insistuar në afrimin e tij.

 

Share: