Kukësi i Pakult e ka nisur vitin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme. Sot, verilindorët kanë fituar përballë Bursasporit me rezultatin 2-1.

Pardje Kajserispor dhe sot Bursaspor. Me të njëjtin rezultat. 2-1.

Batalla në 33′ ka kaluar turqit në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë, djemte e Pakult kanë kthyer gjithçka. Imami ka barazuar në 64′ dhe mbas mbas 6 minutash Donjet Shkodra ka shënuar golin e parë me Kukësin. Avantazh dhe fitore.

Për momentin nuk ka më bukur, por faza përgatitore dhe puna vazhdojnë.

 

Share: