Kur dikush të bën nder, nëse në një rast tjetër të bie në qafë, e ke të vështirë t’i kërkosh llogari. Pak a shumë kështu është edhe situata e klubit të Kukësit me gjyqtarin Enea Jorgji, i cili vjet u bë protagonist në ndeshjen që vendosi titullin kampion.

Nëse një vit më parë gjykonte mirë, sipas standartit të Kukësit, me Kamzën të shtunën na doli i njëanshëm dhe i blerë, sikurse deklaruan pas ndeshjes së humbur kampionët në fuqi.

Kukësi nuk e do Jorgjin ta gjykojë dhe në FSHF ka dorëzuar një kërkesë që në ndedhjen ndaj Partizanit të gjykojë një tjetër arbitër i FIFA-s dhe jo elbasanasi.

Mbeten dy alternativa: Juxhin Xhaja dhe Eldorian Hamiti. Ky i fundit është i preferuari i verilindorëve, ndërkohë që për të ka pasur akuza nga ana e Flamurtarit para dy javësh. Me shumë mundësi do të jetë Xhaja ai që do ta gjykojë sfidën Partizani-Kukësi.

Share: