Kukësi luan ndeshjen e vitit këtë javë, teksa do të diskutojë titullin kampion me Skënderbeun në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Këtë sezon verilindorët nuk njohin humbje, por këtë herë fitorja do zgjidhte gjithçka, me titullin që do ngrihej në shtëpi.

Për këtë ndeshje rikthehen nga pezullimi prej kartonëve dyshja braziliane Karioka-Rangel, të cilët do jenë nën urdhrat e trajnerit Gjoka.

Edhe në Gjirokastër ka një rikthim, pasi kapiteni Orjad Beqiri e shleu pezullimin në sfidën me Teutën dhe do të jetë gati për Milinkoviç në ndeshjen që bluzinjtë luajnë në transfertë me Tiranën.

Share: