Kukësi ka arritur fitoren e parë në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos me trajnerin Milinkoviçin.

Rezultati i ndeshjes u mbyll me shifrat 2-1 ku të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.Për verilindorët golat janë shënuar nga blerja e re Shtubina dhe braziliani Kale. Serbi i ka provuar të gjithë lojtarët që për të shikuar gjendjen fizike në të cilët ata ndodhen.

Kukësi – Dinamo 2-1
Shënues: Shtubina, Kale

Ditën e sotme gjithashtu është zhvilluar edhe një miqësore tjetër midis Kastriotit dhe Laçit e cila u mbyll në shifrat e barabarta 1-1.

Për krutanët golin e realizoi ish-sulmuesi i Laçit Malindi në pjesën e parë, ndërsa laçianët barazuan me anë të mbrojtësit Gjoni në pjesën e dytë.

Kastrioti-Laçi 1-1
Shënues: Malindi/ Gjoni

Share: