Sot është java e fundit e fazës së dytë, pra mbaron gjysma e kampionatit. Kanë dalë dhe formacionet se si do e nisin ekipet ndeshjen. Kukësi pret Flamurtarin dhe ka mungesa. Alla nuk luan dhe në mbrojtje do zhvendoset Musolli. Zhderiç rikthehet mbas pushimit në kupë kundër Tiranës, ndërsa Pakult ka bërë një lëvizje tjetër. Dzaria do formojë dyshen e qëndërmesfushës bashkë me Shkodrën. Veliu zëvëndëson Bicajn te Flamurtari, ndërsa dy afrime e nisin nga fillimi. Zuka dhe Nedeljkoviç kanë bindur Duron dhe do e nisin nga minuta e parë.

Në Shkodër mungon Erjon Vucaj dhe Orelesi, ndërsa Kalaja dhe Tafili rikthehen në formacion. Në krahun tjetër është paguar gjoba për Radas dhe kroati luan sot. Rikthehet dhe Nimaga në formacion dhe Soue udhëheq sulmin korçar.

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 18

KUKËSI – FLAMURTARI (13:00)

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Musolli, Rrumbullaku, Et’hemi, Dzaria, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Piter Pakult
FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Zuka, Useini, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro
GJYQTARË: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Paulin Simoni; Mbrapa porte: Blerim Ziri, Indrit Myrtja

SKËNDERBEU – VLLAZNIA (13:00)

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga, Lilaj, Gavazaj, Soue, Xhejms,  Trajner: Ilir Daja
VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Malota, Berisha, Mersini, Çinari, Tafili, Krymi, Kalaja, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
GJYQTARË: Enea Jorgji, Emigers Gançi, Proletar Puto, Fation Xhemalaj

 

Share: