Gazeta italiane “Corriere Dello Sport”, ka hapur një sondazh online për drejtorin më të mirë sportiv në Serinë A.

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios udhëheq sondazhin, nga fillimi i tij dhe deri në këto momente.

Puna e mirë e shqiptarit vlerësohet jashtë masë. I aftë për të zbuluar talenta dhe lojtarë pak të njohur, për ti kthyer në të mëdhenj. Shumë i mirë në blerje, por edhe fantastik në shitje. Mbi të gjitha Lacio e tij po shkëlqen dhe brënda ekipit ka pafund futbollistë që kërkohen me ngulm nga më të “mëdhatë. Luis Alberto, Milinkoviç-Saviç, Strakosha..sa për të përmendur disa.

tare

 

 

Sondazhi vazhdon akoma, Tare vazhdon punën e tij nga ana tjetër.

Share: