Drejtuesit e ekipit italian Krotone, kërkojnë që në krye të pankinës të marrin ish-trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi. Tekniku italian nuk kaloi një periudhë të mirë tek ekipi spanjoll Alavesh dhe u shkarkua nga drejtuesit e klubit spanjoll. Gjithsesi, De Biazi ngelet një nga trajnerët më të kërkuar, sidomos në Itali.

Ekipi modest i Krotones nuk po kalon një sezon të mirë në Serie A, pasi renditet në vendin e 16-të, në kuotën e 12 pikëve. Krotone ka vetëm 3 fitore në 15 javë kampionat dhe kërkon të ndryshojë trajner. De Biazi shihet si alternativa më e mirë sipas klubit italian.

Nuk dihet ende nëse De Biazi do të pranojë ofertën e Krotones, por momentalisht tekniku 61-vjeçar është pa skuadër dhe kërkon të rikthehet në drejtim të ndonjë ekipi dhe Krotone shihet si një mundësi e mirë.

Share: