Shqipëria ka dalë e mposhtur ndaj Italisë, edhe pse është përballur si e barabartë ndaj katër herë kampionëve të botës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Kristian Panuçi tentuan në pjesën e parë nga distanca të zgjidhin ndeshjen me Hysajn, Grezdën dhe Sadikun.

Miqtë nga ana tjetër provuan me Imobilen, Eder dhe Insinjen, por ishin të pasaktë, por kishte edhe momente që Berisha ishte vendimtar. 0-0 45 minutat e para.

Një lojë e barabartë edhe në pjesën e dytë, teksa deri në minutën e 73-të rrjetat ishin të paprekura, por kjo gjë ndryshoi pas golit të Kandrevës, që me një gjuajtje të fortë brenda në zonë mposhti Berishën. Në minutat shtesë portieri ynë ndali Imobilen në një rast tek për tek dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1. Shqipëria i gëzohet vendit të tretë.


E hënë, më 9 tetor, ora 20:45

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Shqipëri – Itali 0-1
Shënues: Kandreva 73’

Shqipëri: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli, Basha (Lila 68’), Kaçe, Memushaj (Latifi 76’), Roshi (Ahmedi 90’), Grezda, Sadiku. Trajner: Kristian Panuçi

Italia: Bufon, Darmian (Darmian 61’), Kielini, Bonuçi, Spinazola, Galiardini, Parolo, Kandreva, Insinje (El Sharaui), Eder (Gabiadini 89’), Imobile. Trajner: Xhan Piero Ventura

Kartonë të verdhë: Lila76’ / Kielini 81’


Kosova është mundur në Islandë, e pritshme në fakt duke ditur forcën e kundërshtarit, që ka shënuar në fund të pjesës së parë me Sigurdson, i cili shmangu Rrahmanin në mbrojtje dhe shënoi.

I njëti lojtar dha asistin e golit të dytë në minutën e 68-të, për t’u përmbyllur gjithçka me rezultatin 2-0 për Islandën.


Islandë-Kosovë 2-0
Shënues: Sigurdson 40’, Gudmundson 68’


 

Share: