Konkurenca për të marrë shërbimet e mesfushorit të “shtrigave”, Ledian Memushajn, është e madhe.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori vlonjat bën pjesë tek lista e largimeve nga ana e Beneventos. Bari shprehu interesimin e saj me anë të presidentit, por në momentet e fundit një tjetër ekip kërkon vlonjatin.

Kremonese, e cila renditet në vendin e 6 në serinë B, ka fituar konkurrencën e Barit dhe është afër Memushajt. Kremonese ka një tjetër shqiptar në ekip, portierin Saimir Ujkani. Klubi ka nevojë për një mesfushor dhe Memushaj plotëson karakteristikat e asaj çfarë kërkon ekipi nga Kremona.

Share: