“Telushi nuk është zyrtare, ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e Partizanit. Kemi gjetur një akord të përgjithshëm. Lukas është një përforcim i mirë për ne, luan në krah dhe sulmues i dytë. Jemi ende në kërkim. Partizani ka shumë dashamirës dhe të gjithë trokasin te ne. Po ndërtojmë strukturën për të parë lojtarë në vend dhe në Kosovë. Por do shohim edhe tregun e rajonit”, këto janë pak a shumë ato që tha Olsi Rama mbrëmë në emisionin “Procesi Sportiv” në Top-Channel, ndërkohë që ka lëvizje.

Mesfushori vlonjat, ish-kapiteni i Flamurtarit, do të stërvitet me Partizanin këto kohë dhe pritet të vijë shumë shpejt edhe zyrtarizimi i marrëveshjes dhe prezantimi i tij.

Së fundmi, mbrojtësi Gëzim Krasniqi ka postuar një foto në “Instagram” me Telushin, ku i ruon mirëseardhjen mesfushorit: “Mbarë, arusha!”

krasniqi-telushi

Share: