Klubet e Kategorisë Superiore kanë bërë shumë lëvizje këtë sezon, teksa ka pasur edhe afrime nga kampionati maqedonas. Në verë, por edhe në janar Flamurtari i hodhi sytë përtej kufirit dhe ka realizuar përforcime të rëndësishme.

Edhe Teuta me Vllazninë kanë marrë atje lojtarë për mbrojtjen, por ka edhe nga ata që bëjnë lëvizje në krah të kundërt. Sikurse raporton “Panorama Sport”, Gëzim Krasniqi do të ta transferohet në kampionatin maqedonas. Rabotniçki pritet të jetë klubi i tij i ri dhe akordi është arritur.

Gjithsesi ende nuk është zyrtare, pasi edhe Kamza kërkon një qendërmbrojtës dhe një ofertë e mirë e tyre do e ndryshonte situatën.

Share: