Kedah është kualifikuar për të tretin vit radhazi në finalen e Kupës së Malajzisë, ndërkohë që sulmuesi Liridon Krasniqi është protagonist në ekipin e tij me lojërat e zhvilluara.

“Po jemi prapë në finale, është hera tretë në tre vjet në finalen e Kupës së Malajzisë jam shumë i kënaqur dhe ishalla do fitojmë finalen. Momentalisht po ndihem në karrierën time shumë mirë, jam shumë i kënaqur dhe ndihem shumë mirë me këtë gol, që jemi prapë në finale”, ka thënë sulmuesi në “Supersport”.

Më tej ai ka folur edhe në lidhje me përfaqësuesen e Kosovës dhe ftesën e munguar, duke paralajmëruar që mund të zgjedhë Malajzinë ë rast se nuk do të ftohet për ndeshjen e radhës.

KOSOVA – “Kohët e fundit nuk jam shpreh për këtë punë shumë media me kanë shkruar dhe nuk jam shprehur për shkak se unë respektoj deri diku vendimet e trajnerit dhe FFK-së, por ka ardhur një pikë kur nuk mund ta pranoj këtë, pasi gjithçka duhet e kam bërë për të qenë në Kombëtare. Po me vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shënoj, tituj po marr, të gjitha jam duke i plotësuar me qenë pjesë e Kombëtares, ndoshta jo në formacion, ama pjesë me qenë dhe unë si çdo njeri tjetër. Kam qejf për të prezantuar shtetin me gjak e të luftoj, por nëse me lënë kështu anash, tani jam në një pikë ku nuk mban më”.

FTESA E MALAJZISË – “Po e kam pas, jo veç një ofertë, por krejt populli është çuar që të marr nënshtetësinë dhe të luaj me Malajzinë. Ky nuk është vendim i lehte, ama tani i kam hap Kosovës një kufi deri muajin e ardhshëm që është loja dhe ta shohim nëse me thirrin. Nëse jo, do shikoj çfarë do të vendos”.

Share: