Gjendja te Vllaznia është alarmante. Për të mos mjaftuar rezultatet, edhe kritikat janë të shumta, çka ka bërë që presioni të rritet akoma më shumë. Koha është për të shpëtuar Vllazninë, jo për të gjetur fajtorët.

Një mesazh domethës ka lëshuar Ervis Kraja, trajneri i ekipit të dytë të Vllaznisë, i cili në llogarinë e tij në “Facebook” shkruan:

Kemi shumë probleme nga të gjitha anët, po a ban me më tregu dikush kujt i shërben ky negativitet që po shfaqet prej disa kohësh, ka dëshirë dikush të biem nga kategoria?

Ka dëshirë dikush të rregullojnë interesat personale? Vllaznia është e të gjithëve e ta ndihmojmë në momente të vështira siç është tani e siç ishte vjet kur u çua i madh e i vogël ta mbështeste.

Kujt i shërben kjo që po ndodh me Vllazninë? Pse u dashka ta presim ndeshjen e fundit me shku në stadium? S’di ndoshta gabohem, po duhet punuar shumë që tifozët të vijnë në stadium.

Ndoshta dhe zbutja e disa njerëzve do ishte mirë për futbollin shkodran e për ekipin e Vllaznisë. Vllaznia është e Shkodrës, me profesorin, pa profesorin, me këto futbollistë, pa këto futbollistë.

Prandaj mendimi jem personal, duhet mbështetur e jo ta shtyjmë drejt Kategorisë së Parë. Zoti na ndihmoftë e na afroftë më shumë afër njëri-tjetrit”.

 

Share: