Veprimi i Diego Kostës tregon qartë se ai nuk do është më pjesë e planeve të Antonio Kontes, por ajo çfarë ka bërë spanjolli i natyralizuar do e tërbojë trajnerin italian.

Në një Instagram live video, Kosta mbante veshur bluzën e Atletiko Madridit dhe gjatë komenteve të fansave se si do e presë Konte këtë gjest ai iu është kundërpërgjigjur duke iu thënë “dërgoni një puthje Kontes”.

28 vjeçari nuk ka pranuar të bëjë pregatitjet parasezonale me blutë, me shpresën se do të ketë një mundësi për të gjetur një klub për të shpëtuar të ardhmen e tij.

Kosta ka qënë i lidhur fort me një rikthim tek Atletiko e Madridit dhe përformanca e tij e fundit në Instagram e tregon mjaft qartë se në cilin ekip ai do të shkojë. Por problemi i tij është se madrilenët nuk kanë të drejtë të blejnë lojtarë para vitit 2018, çka mbetet për t’u shikuar se çfarë do vendosë spanjolli me origjine braziliane.

Share: