Sot Juventusi ka prezantuar blerjen më të re përpara kamerave, brazilianin Douglas Kosta. Sulmuesi gjatë konferncës së përë për shtyp ka theksuar se transferimi tek kampionët e Italisë është zgjedhja më e duhur.

“Juventusi është një skuadër shumë e fortë. Më ka pëlqyer gjithmonë të shihja teksa ata luanin. Kur mora vesh se mund të transferohesha këtu, u gëzova shumë. Jam i bindur se ndodhem në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën. Champions League-n nuk e kam fituar kurrë, por besoj se me Juventusin do ta arrij këtë trofe”, tha braziliani.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai ka folur edhe për teknikun e bardhezinjve, Masimiliano Alegrin si dhe për pjesën tjetër të ekipit, veçanërisht për sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

“Kam patur një bisedë të shkurtër me Allegrin dhe dua ta falenderoj për mënyrën sesi më ka pritur. Gjithashtu jam takuar dhe me një pjesë të futbollistëve, të cilët gjithashtu më kanë ofruar mbështetjen e tyre. Përsa i përket Gonzalos, të gjithë e dimë mirë se ai është një sulmues i jashtëzakonshëm. Do të mundohem ti shërbejë atij sa më shumë asist në mënyrë që të realizojë sa më shumë gola”, e ka mbyllur fjalën e tij Kosta.

Share: