Është publikuar ditën e sotme edhe lista e përfaqësueses së Kosovës, e cila këtë të premte do të përballet me Islandën në Shkodër në një ndeshje te vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në listë mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm Pepa, Meha, Halimi, Zejnullahu dhe Bunjaku, për dëmtime apo për faktin se nuk po luajnë rregullisht në klubet përkatës. Ndërkohë, përsa I përket Alban Mehës, ai mund të quhet i përjashtuar nga kombëtarja, pas ankesave publike për faktin që nuk po luan titullar.

Gjithashtu është rikthyer te Kosova sulmuesi Elbasan Rashani, ndërsa emrat e rinj janë: mbrojtësi Mërgim Vojvoda dhe sulmuesit Atdhe Nuhiu, Besart Berisha dhe Donis Avdijaj.

Duke parë këtë fakt, sulmi i Kosovës bëhet shumë i frikshëm por edhe fut në probleme trajnerin Bunjaki.  Ky I fundit do të ketë probleme të mëdha në përzgjedhjen e formacionit, sepse lojtarë si Rashica, Bernard Berisha, Celina, Zeneli, Avdijaj, Besart Berisha, Nuhiu e Muriqi janë të gjithë të nivelit të lartë dhe pretendojnë formacionin.

Ja lista e Kosovës

lista-kosoves

Share: