Pas emërimit të Julian Ahmatajt si trajner, Korabi ka nisur nga puna intensivisht për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Janë disa afrimet e kryera deri më tani, teksa ditën e djeshme u zyrtarizua rikthimi i mesfushorit Emiljano Veliaj, që luajti pjesën e parë të sezonit të shkuar në Superiore me dibranët, për të kaluar më pas te Tomori.

Po nga kjo skuadër vjen edhe sulmuesi Fation Kiri, që fanellën e Korabit e ka veshur në janarin e vitit 2016 dhe dha kontributin e tij për t’u ngjitur në Superiore, duke u aktivizuar në 12 ndeshje, në të cilat shënoi edhe dy gola. Pas Kirit pritet të ketë edhe të tjera afrime, që do ta bënin më të plotë skuadrën drejtuar nga Ahmataj.

 

Share: