Korabi ka nisur sot përgatitjet nën drejtimin e trajnerit të ri Dorjan Bubeqi. Me prezantimin e trajnerit përpara futbollistëve, dibranët kanë prezantuar edhe dy afrimet e para në këtë merkato dimërore. Elert Kalluci, ish lojtari i Erzenit, është futbollisti i parë që u prezantua nga klubi dibran, ndërsa afrimi i dytë ishte ai i Erand Hoxha që vjen nga Besa. 


Merkato e dibranëve nuk do të ndalet me kaq, pasi drejtuesit e skuadres premtojnë të tjera afrime cilësore, ndërsa synimet e skuadrës janë një vend në  pesë vendet e para. Aktualisht Korabi, renditet në vendin e 8-të, dhe ka 13 pikë, po aq sa Besa e vendit të 7-të. Ndeshjen e parë të fazës së dytë do ta zhvillojë ndaj Vllaznisë B. 

ERAND HOXHA

ELERT KALLUCI

Share: