Korabi është gati për ndeshjen me Teutën dhe do kërkojë të bëjë surprizën, ashtu siç bëri një javë më parë në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Dibranët, tashmë të rënë matematikisht nga Superiorja, e kanë grupin më të plotë për këtë ndeshje, pasi rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm si kapiteni Mziu dhe qendërmbrojtësi Ervis Kaja.

Ky i fundit ka pasur një dëmtim që e la jashtë përballjes me kuqeblutë, ndërsa Mziu kishte udhëtuar drejt Francës me lejen e klubit dhe këtë javë ai është kthyer dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën. Të vetmet mungesa janë ato të  Laços dhe Ardit Peposhit.

Share: